Filipçe është përgjegjës për kaosin në kujdesin shëndetësor. Një pacient i ri me coronavirus vdiq dje në dëshpërim dhe agoni, duke kërkuar strehim dhe trajtim në një spital privat.
Ekziston një kolaps i plotë i sistemit për shkak të Ministrit absolutisht më të paaftë të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe menaxhimit katastrofik të krizës nga qeveria, akuzojnë nga OBRM-PDUKM.
“Edhe Zaev, qeveria dhe Filipçe po kërkojnë alibi dhe fajtorë te të tjerët, Maqedonia po regjistron bilanc të ri të zi. 1.128 njerëz të rinj janë infektuar dhe 12 pacientë kanë vdekur nga coronavirusi. Këto janë 12 familje të reja të nxira për shkak të paaftësisë së qeverisë dhe Filipçes.
Dorëheqja e Filipçes është më e pakta që ai mund të bëjë, sepse ai lejoi njerëzit të vdisnin duke pritur ambulancë për orë të tëra, sepse pacientët marrin infuzione në kushte nën standarde në oborret e spitaleve, sepse njerëzit presin me ditë për analiza dhe rezultate, sepse autoritetet shëndetësore kanë qëndrim jashtëzakonisht të pasaktë ndaj stafit, sepse ne jemi rekordmenë të zinj në rajon dhe më gjerë për nga numri i të infektuarve dhe të vdekurve. 1.096 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi deri më tani, dhe shumë prej tyre mund të ishin shpëtuar nëse kriza do të ishte menaxhuar më mirë ose nga dikush tjetër në vend të Filipçes”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...