Sulmet terroriste në Evropë kanë ngritur shqetësime edhe në Kosovë.
Derisa një vend si Kosova është transite për emigrantët ilegalë të ardhur nga shtetet e Lindjes, ata po shihen me rrezik jo vetëm për vendin, por edhe për rajonin.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila njëherë është edhe anëtare e komisionit për siguri në një përgjigje për arbresh.info, ka ngritur shqetësimin se si Kosova po shfrytëzohet si korridor nga emigrantët për në vendet evropiane.
“Duke parë ngjarjet e fundit në Evropë, keni bërë një pyetje shumë me vend. Kosova nuk është se shihet si adresë e emigrantëve nga lindja por Kosova është padyshim një korridor kalimi drejtë shteteve evropiane. Edhe si i tillë territori i Republikës së Kosovës paraqet një mundësi atraktive për të shërbyer si rrugë për trafikim të qenieve njerëzore apo trafikim të mallrave ilegale. Sa ka kapacitet Kosova për t’i parandaluar këto veprimtari kjo po shihet çdo ditë. Kufijtë tonë shkelen sa here që xhandarmërisë serbe i teket. Kontrabanda në veri të vendit një kohë shumë të gjatë ishte legalizuar pothuajse por edhe sot nuk është se është vënë nën kontroll. Kamionë me foto të Putinit shëtisin nëpër Kosovë dhe askush nuk është përgjegjës etj”.
Sipas Musliut duke i parë gjithë këto ndodhi nuk përjashtohet mundësia që edhe vendi ynë mund të rrezikohet nga këto grupe.
Sipas saj, për të parandaluar ndonjë rrezik institucionet e vendit duhet të rrisin intensitetin e punës edhe me organizatat e sigurisë ndërkombëtare.
“Pra, nuk përjashtohet mundësia që Kosova mund të rrezikohet ose të ndihmojë, pa dashje, në rrezikimin e vendeve të tjera. Për të parandaluar këtë rrezik autoritetet përgjegjëse të shtetit tonë duhet të jenë vigjilentë dhe të rrisin intensitetin e punës dhe të bashkëpunimit me KFOR-in dhe me policitë e shteteve të tjera, qoftë të rajonit në raporte bilaterale apo rajonale, qoftë në kuadër të Europolit dhe të Interpolit”, ka thënë Musliu në një prononcim për arbresh.info.
Kujtojmë se Kosova është vend transit për emigrantët nga lindja që kanë për qëllim arritjen në vendet e BE-së. Për problemet e shumta që këta persona pa identitet po shkaktojnë në vendin tonë javë më parë ka raportuar edhe portali Arbresh.info.
Zona më e rrezikuar nga këta shtetas të huaj është fshati Magure ku edhe gjendet qendra e azilkërkuesve e ku problemet në atë vende nuk kanë të ndalur.
Vjedhjet, thyerjet e shtëpive deri në tentim për dhunime seksuale janë vetëm disa nga problemet që banoret e ati fshati po ballafaqohen me ta./V.Selimi/arbresh.info/
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...