Google ADS

Man Utd dhe Liverpool monitorojnë situatën e yllit të Interit

23:13 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë duke monitoruar situatën e mesfushorit të Interit, Nicolo Barella.

Barella kaloi të gjiganti italian nga Cagliari verën e kaluar dhe deri me tani ka kontribuar me katër gola dhe 12 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat, transmeton lajmi.net.

Barella është duke luajtur titullarë nën urdhrat e Conte, por pëlqehet nga top klubet e mëdha angleze.

United dhe Liverpool janë ndër dy skuadrat që e duan lojtarin, sepse e shohin si ndër talentet që mund të shkëlqejë në të ardhmen.

Sidoqoftë, Interi nuk dëshiron ta shesë yllin e skuadrës, përkundrazi synon t’ia rinovojë kontratën.

Kontrata momentale i skadon në verën e vitit 2024 por “Nerurazurët” duan ta bindin të nënshkruajë edhe për një vit tjetër me rritje page.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme