Google ADS

Si ta llogarisni sa ujë duhet të pini gjatë ditës

22:25 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Me siguri keni dëgjuar se duhet të pini rreth 8 gota uji çdo ditë që organizmi të funksionojë siç duhet. Ndonëse numri nuk është plotësisht i saktë, konsumimi i ujit është shumë i rëndësishëm, por sasia varet nga disa faktorë dhe llogaritë mund t’i bëni vetë!

Si arritëm në mitin e “8 gotave të ujit”:

Të gjithë organet tona përbëhen nga uji. Përshembull, zemra dhe truri janë me 73% uji, ndërsa mushkëritë 83%. Gjithsesi, këto 8 gotat që ne dëgjojmë janë bërë të famshme sepse përcaktojnë një mesatare për këdo, por trupi juaj mund të dojë më pak ose edhe më shumë se aq.

Faktorët që ndikojnë tek sasia e ujit që ju nevojitet:

1. Seksi dhe mosha

Në mosha të ndryshme, trupi ynë mban rezerva të ndryshme uji vetë, që do të thotë se kemi nevojë për një sasi tjetër për të qëndruar të hidratuar. Edhe gjinia ndikon tek sasia e ujit që i duhet një njeriu.

2. Pesha

Studimet kanë treguar se treguar se njerëzit me një indeks mesatar më të lartë trupor kanë më shumë shanse të jenë të pahidratuar mirë. Përpos hidratimit, uji ndihmon gjithashtu në rënien nga pesha.

3. Mjedisi

Nëse jetoni në një vend me mot të nxehtë, detyrimisht keni nevojë për më shumë ujë dhe e kundërta. Njerëzit që kanë pranë dete, oqeane dhe nivel më të lartë lagështie kanë më pak nevojë për sasi të larta uji.

4. Shtatzënia dhe gjidhënia

Gjatë shtatzënisë, studimet sugjerojnë që gratë duhet të konsumojnë më shumë ujë se zakonisht.

5. Situata të ndryshme shëndetësore

Një i ftohtë apo diare, e bën trupin ta humbasë ujin më shpejt se zakonisht. Në të tilla raste është e rëndësishme të pini për të ndaluar dehidratimin./anabel.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme