Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 241.098, prej të cilëve 1.225 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 129.532, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9.934.653.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 6,34 milionë të infektuar, ndërsa numri i testeve ka arritur në mbi 153 milionë.
Aktualisht, shteti i Teksasit është më i godituri në SHBA, me 997.916 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.770 viktima.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar India me mbi 8,41 milionë raste dhe Brazili me mbi 5,61 milionë.
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...