Blloku opozitar maqedonas dhe ai shqiptar, OBRM-PDUKM, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa janë shprehur të hapur për bashkëpunim parazgjedhor.
Kryetarët Hristijan Mickoski, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, sot kanë marrë pjesë në konferencën e partive të djathta të mbajtur në Shkup.
Ata u shprehën të gatshëm që të bëjnë koalicion parazgjedhor në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.
“Unë dua të bashkëpunojë me njerëz që e mbajnë fjalën dhe këtë momentalisht nuk e shoh te BDI. Pjesëmarrja e Selës dhe Gashit në këtë aktivitet, është hapi i parë drejt ndarjes së vlerave djathtiste në të cilat besojmë. Unë do të doja që ky bashkëpunim i yni të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe pse jo të kulminojë edhe në një koalicion politik para zgjedhjeve lokale”, tha Mickoski, përcjell telegrafi maqedoni.
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela, i ypetur nëse do të bënte koalicion me OBRM-PDUKM-në, pas asaj që ndodhi më 27 prill të vitit 2017 në Kuvend, Sela tha se nuk do ta mbaj peng ardhmërinë e qytetarë për shkak të asaj që ka ndodhur.
“Koalicioni ndërtohet mbi bazën e mirëbesimit, mirëbesimi ndërtohet mbi bazën e seriozitetit që ka një lider partie mbi të gjitha dhe mbi bazën se sa ky lider parti u qëndron pas fjalëve që i thotë në opinion. Unë mund të them një gjë, në qoftë se këtu në skenën politike të Maqedonisë së Veriut ka dikush që si qëndron aspak fjalës që e jep dhe i ndryshon fjalët edhe në raport me partnerët e koalicionit por edhe anëtarët brenda, është vetëm Zoran Zaevi”, tha Sela.
Edhe kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se parimi kryesor i bashkëpunimit duhet të jetë ndërtimi i urave
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë