Të shkarkuarit në veting rrezikojnë të humbasin licencën e avokatit

20:34 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar me vendim të formës së prerë nga organet e vetingut, do të humbasin për 5 vite licencën e avokatit, nëse ndaj tyre do të ketë kallëzime penale.

Ky ishte vendimi që mori pasditen e të premtes, Këshilli Kombëtar i Dhomës së Avokatisë të Shqipërisë, i cili prek edhe ata magjistratë që kanë dhënë dorëheqjen pa kaluar në procesin e vetingut.

Asnjë prej gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar në veting Komisioni i Pavarur i Kualifikimit apo nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk është ndjekur penalisht.

Në qershor, SPAK mori të gjithë dosjet e procesit të vetingut për 12 ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të shkarkuar, por ende nuk ka asnjë informacion se si po shkon procesi i verifikimit të tyre./opinion.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme