Përplasjet për brenda koalicionit qeverisës në Kosovë sa vijnë e po shtohen, por përkundër kësaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa vazhdon të mendojë që kjo qeverisje është stabile.
Mustafa ka thënë se vijat e kuqe duhet hequr ndaj çdo subjekti politik. Mustafa gjithashtu tha se LDK është e gatshme për çdo zgjidhje që është në interes të vendit.
“Kam deklaruar se duhet larguar vijat e kuqe ndaj çdo subjekti politik, jo vetëm ndaj PDK-së. Kam folur për politikat të cilat do duhej t’i ndërtojmë, jo për veprimet apriori. Konsideroj se Kosova ka hyrë në një fazë shumë delikate, kur ne duhet të peshojmë mendjen, të bashkëpunojmë dhe të gjejmë zgjidhjet, të cilat edhe mund t’i tejkalojnë interesat dhe mospajtimet politike. Si LDK do të jemi të hapur për çdo zgjidhje e cila është në interes të stabilitetit të vendit, ashtu siç jemi të hapur edhe për zgjedhje, nëse nuk gjejmë zgjidhje më të mirë”, ka thënë Mustafa.
Tutje, Mustafa komenton zhvillimet e fundit ku ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje për shkak të konifrmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale. Pos Thaçit, fat i njëjtë i priti edhe Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.
“Pas themelimit të Dhomave të Veçanta ka qenë e pritur se një ditë do të pasojnë aktakuzat dhe arrestimet. Nuk është ditur se kush do të jetë subjekt i kësaj gjykate dhe edhe tani nuk dihet për rastet tjera. Akti i dorëheqjes së Presidentit të vendit si pasojë e aktakuzës kundër tij dhe ballafaqimi me drejtësinë tregon për një kulturë shtetërore dhe respektim të drejtësisë. E njëjta mund të thuhet edhe për z. Veseli, Krasniqi dhe Selimi. Është e padrejtë që sot të mos gjykohen ata që ushtruan krim dhe gjenocid në Kosovë, organizuan deportim te popullsisë, vrasje e dhunimeve. UÇK veproi në mbrojtje të popullsisë dhe qytetarëve që iu ekspozuan krimeve më barbare serbe”, ka thënë Mustafa.
Mustafa në pyetjen se a e pranon LDK parterin e saj, Ramush Haradinajn për President, ka thënë se kjo pozitë i takon partisë së tretë me radhë, pra PDK’së.
“Nuk e kemi diskutuar në mënyrë shprehimore çështjen e Presidentit në organet vendimmarrëse të LDK-së. Vlerësojmë se vendit dhe demokracisë i bën mirë një ndarje e lehtë e përgjegjësive më të larta shtetërore. Vetëvendosjes i takon pozita e Kryeparlamentarit/es sipas Kushtetutës si parti që ka dalë me një deputet më shumë se LDK në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, LDK ka Kryeministrin dhe pozita e Presidentit do t’i takonte partisë me radhë më të fuqishme në Kuvend. Por çdo gjë mund të ndryshojë me një marrëveshje të gjerë, e cila siguron pjesëmarrjen aktive të dy të tretave në votim në Parlament dhe jo vetëm vullnetin e koalicionit qeverisës apo të një pjese” , ka thënë Mustafa për syri.net, transmeton Gazeta Express.
‘Në këtë koalicion e kemi Kryeministrin. Në qoftë se në këtë konstalacion politik dhe parlamentar nuk arrijmë të gjejmë zgjidhje dhe përfundojmë në zgjedhje të përgjithshme si pasojë e moszgjedhjes së Presidentit, atëherë hapem edhe kombinime tjera, varësisht nga rezultati i zgjedhjeve dhe koalicionet e mundshme”.
Mustafa, i pyetur se a do ta pranonte Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale për presidente, ka thënë “Jo. S’do të gabojmë dy herë”.
“Vjosën e kandiduam për Kryeministre me qëllime të mira, me të tilla sikurse që edhe e lidhëm koalicionin me VV. Doli se dallimet predominuan këto qëllime. Mirë që përfundoi me kohë, si martesa e paqëndrueshme. Nuk na ka mbetur shumë dashuri për kontakte, por nuk kemi as urrejtje”.
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...