Kemi eksplodim të virusit, tha ministri Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Numri i të infektuarve dita ditës po rritet, ndërsa kapacitetet spitalore po mbushen. Për momentin nëpër spitale janë të shtruar 890 pacientë me koronavirus. Shtretër për pacientë me koronaviurs nuk ka më as në Klinikën për Sëmundje Infektive e as në spitalin modular pranë Infektives. E për këtë u paralajmërua hapja e covid qendrave të tjera në reparte pranë kompleksit Nënë Tereza.
“Duke marrë parasysh mbushjen e shpejtë të kapaciteteve spitalore, ne aktivizuam planin tonë për të siguruar kapacitete shtesë dhe tani praktikisht e gjithë ndërtesa e Klinikës për Sëmundje Interne do të jetë e dedikuar për trajtimin e pacientëve me covid”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive tha se në mënyrë racionale përdoret çdo krevat, ndërsa shtoi se sa shërohet një pacient lirohet një krevat por i njëjti menjëherë zëvendësohet me pacient tjetër. Por sa kohë i duhet një pacienti që është i shtrirë në spital të shërohet nga koronavirusi. Stevanoviq tha se kjo dallon nga gjendja shëndetësore e pacientëve.
“Saktë nuk mund të thuhet se për sa kohë një pacient mund të shërohet sepse të gjithë ne jemi të ndryshëm dhe ndryshëm reagojmë edhe në trajtimin tonë. Mesatarisht për rreth 16 ditë shërohet një pacient me pasqyrë të mesme shëndetësore me Covid-19, ndërsa ata që janë me pasqyrë të rëndë shëndetësore, shërimi merr kohë më gjatë për shkak të pasojave që lë infeksioni”, deklaroi Milena Stevanoviq, drejtoreshë e Klinikës Infektive.
Filipçe tha se nuk ka nevojë për përgatitje të klinikave private për të pranuar pacientë me koronavirus dhe se nuk ka nevojë as për masa të tjera restriktive. Filipçe apelon qytetarët që të mos dalin pa nevojë.
“Për momentin nuk ka nevojë për masa restriktive. Apeloj që të respektohen masat që janë fuqi. Të mos dalim nga shtëpitë përveç se nëse kemi ndonjë gjë të domosdoshme siç është për shkollë, market dhe punë”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Drejtoresha e Klinikës Infektive duke folur për vdekjet e personave të ri, tha që rrezik serioz është edhe mbipesha, por qytetarët këtë gjë nuk e marrin me seriozitet./zhurnal
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...