Kate Middleton, Dukesha e Cambridge, nënë e tre fëmijëve, ka një tjetër titull jozyrtar. Ajo shpesh është cilësuar nga shumë media si “perëndesha e flokëve”.
Kate nuk eksperimenton me flokët, por ajo gjithsesi merr gjithnjë vëmendje, pasi ka flokë të dendur, gjithnjë të kuruar në mënyrë perfekte dhe shumë të shëndetshëm.
Këto janë 5 sekretet e saj, përzgjedhur nga Women’s Health:
#1 – Shampoja dhe balsami që përdor
#2 – Përdor një rrjetë flokësh për modelet e kapura
The Revelist zbuloi në një vëzhgim nga afër të modeleve të flokëve të Kate se ajo përdor një rrjetë flokësh në mënyrë të rregullt, për t’i “mbajtur flokët e saj në vend” në evente të ndryshme. Kjo bën që ato të duken gjithnjë të kuruar në mënyrë perfekte, edhe nëse ka kaluar orë që prej momentit kur flokët u kapën.
#3 – Ajo i kreh flokët përpara se t’i thajë
Richard Ward, stilisti i flokëve të Kate për një kohë të gjatë, në një video-tutorial me revistën People, thotë se “hapi i parë thelbësor është krehja, edhe përpara tharjes së flokëve”.
#4 – Përdor vetëm bigudina
Middleton nuk përdor thuajse asnjëherë nxehtësi për flokët e saj, por për të bërë ondet ajo përdor gjithnjë bigudina.
#5 – Përdor një mënyrë specifike të tharjes së flokëve
Richard sugjeron që në vend të një tharjeje të thjeshtë flokësh, ju t’i kushtoni pak më shumë rëndësi atij procesi. Ai rekomandon ngritjen e butë të rrënjëve dhe tharjen e flokëve, duke nisur nga rrënja, për të vazhduar në të gjitha drejtimet.
Ai gjithashtu sugjeron që gjithmonë të përdorni një grykë në fund të tharëses suaj, pasi ajo përqendron nxehtësinë ashtu si duhet./anabel.al/
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...