Google ADS

Protesta në Nigeri për realizimin e reformës policore

17:50 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Policia nigeriane në kryeqytetin Abuja përdori gaz lotsjellës dhe të shtëna me armë për të shpërndarë protestën e cila ishte organizuar për të kërkuar reformë policore, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Protestuesit, të udhëhequr nga ish-kandidati presidencial Omoyele Sowore, thuhet se pikturuan muralin EndSARS në rrugën që çon në Kompleksin e Asamblesë Kombëtare të vendit, në lidhje me refuzimin e tyre ndaj asaj që ata e quajnë brutalitet i policisë, para se forcat e policisë të ndërhynin ndaj protestës së tyre, sipas ueb faqes “This Day News”.

Protestat masive në të gjithë vendin, filluan në fillim të muajit të kaluar në kryeqytetin komercial Lagos, si protestë kundër vrasjeve dhe keqtrajtimeve të raportuara të kryera nga Skuadra Speciale e Policisë Kundër Grabitjes (SARS).

Muajin e kaluar, presidenti nigerian Mohammadu Buhari u bëri thirrje protestuesve të rinj në të gjithë vendin që t’i japin fund protestave të tyre.

Ai tha se huliganët kanë rrëmbyer protestat e mirëfillta dhe të qëllimshme të disa prej të rinjve të kombit në pjesë të vendit dhe kanë shkatërruar pronën publike dhe private.

Pavarësisht shkrirjes së njësisë SARS si përgjigje të demonstratave, protestat kanë vazhduar kundër asaj që demonstruesit e përshkruajnë si brutalitet policor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme