Këngëtari i famshëm Justin Bieber dhe bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, janë në çdo moment në qendër të vëmendjes dhe shumë të komentuar. Ata marrin menjëherë vëmendje të madhe sapo bëjnë postime në rrjetet sociale, shfaqen në publik apo japin intervista.
Modelja e njohur është përfolur shpeshherë për një shtatzëni të mundshme, edhe pse këto zëra gjithmonë janë hedhur poshtë nga çifti i njohur.
Madje së fundmi “Us ëeekly” shkruante se dyshja është në pritje të fëmijës së parë dhe rrjeti u dogj. Por edhe kësaj here lajmet janë të pavërteta.
Kësaj radhe ka reaguar vetë Hailey përmes një postimi në “Instastory”. Ajo i ka mohuar këto zëra dhe u bën thithje mediave që të sigurohen para se të shkruajnë lajme që nuk janë të vërteta.
“Që kur ju njoh e di që doni gjithnjë të jeni të parët për lajme ekskluzive! Unë nuk jam shtatzënë! Pra, ju lutem ndaloni së shkruari lajme të rreme nga “burimet” tuaja dhe përqendrohuni në ato që janë të rëndësishme si zgjedhjet për shembull”, shkroi bashkëshortja e Justin Bieber, me të cilin u martua në vitin 2018.
Mediat e huaja prej kohësh po shkruajnë se Hailey dhe Justin po mendojnë që ta çojnë martesën e tyre në nivelin tjetër dhe të krijojnë një familje së shpejti.
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...
Policia rrit masat e sigurisë në tërë Kosovën
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen