Google ADS

Pacolli: Të mblidhemi të gjithë për të caktuar datën e zgjedhjes së Presidentit

14:42 | 6 Nëntor 2020
Arbresh.info

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka pasur disa rekomandime për partitë politike tash pas zhvillimeve të fundit të Speciales.

Sipas tij për të kaluar kjo krizë politike duhet bëhen bashkë të gjithë përfaqësuesit politikë në një tryezë të përbashkët, shkruan Abresh.info.

Pacolli ka thënë se Kosova nuk ka se cka t’i jap më tutje Serbisë.

Ai ka bërë thirrje për partitë që të kenë një qasje të përbashkët dhe unifikuese ndaj Gjykatës Speciale, për të përcaktuar datën e zgjedhjes të Presidentit, reformë zgjedhore konsensuale, të caktohet data e zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2022, të vazhdojë Dialogu me Serbinë, të behet reforma Kushtetuese në mënyrë që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga populli, të bëhet reforma zgjedhore.

Ky është postimi i plotë nga Behgjet Pacolli:

Kosova për drejtësinë ndërkombëtare tani dha gjithçka , madje dhe përfaqësuesit e saj institucionalë të nivelit më të lartë. Kosova nuk ka çfarë t’i japë Serbisë. Nga ana tjetër, në këtë fatkeqësi Kosova është bërë edhe më e fortë. Kosova, me arrestimet e fundit dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, pagoi çdo “detyrim” ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka asgjë për të ofruar më dhe tani Kosova duhet të insistojë në intensifikimin e dialogut me Serbinë. Dialogu nuk mund të zgjasë pafundësisht, duhet të dialogohet ! Ndërprerja e dialogut do të ishte gabimi më i madh. Kosova duhet të përgatitet me forca shtesë dhe të kërkojë që dialogu të vazhdojë. Ne nuk duhet të gjunjëzohemi në këtë moment.. . Partitë politike duhet të ulin gjakrat, të lënë mënjanë teket dhe të nxjerrin më të mirën prej vetes. Ndaj bëj thirrje për një tryezë të përbashkët të partive politike për:

  1. a) Qasje të përbashkët dhe unifikuese ndaj Gjykatës Speciale
  2. b) Për të përcaktuar datën e zgjedhjes të Presidentit,
  3. c) reformë zgjedhore konsensuale;
  4. d) Te caktohet data e zgjedhjeve në vjeshtën e vitit 2022,
  5. e) Te vazhdojë Dialogu me Serbinë,

f)Të behet reforma Kushtetuese në mënyrë që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga populli,

  1. g) Të bëhet reforma zgjedhore.

Nëse kjo çështje nuk trajtohet seriozisht, Kosova do të humbasë edhe më tutje.

Nese ne pretendojmë që duam Kosovën, pra të “sakrifikojmë”vetëm dy vite dhe të punojmë për Kosovën, ajo e meriton këtë!!!

 

“Nga ana tjetër, në këtë fatkeqësi Kosova është bërë edhe më e fortë. Kosova, me arrestimet e fundit dhe mënyrën e ekzekutimit të tyre, pagoi çdo “detyrim” ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka asgjë për të ofruar më dhe tani Kosova duhet të insistojë në intensifikimin e dialogut me Serbinë. Dialogu nuk mund të zgjasë pafundësisht, duhet të dialogohet ! Ndërprerja e dialogut do të ishte gabimi më i madh. Kosova duhet të përgatitet me forca shtesë dhe të kërkojë që dialogu të vazhdojë. Ne nuk duhet të gjunjëzohemi në këtë moment”, thotë ai, duke thënë se partitë politike duhet të ulin gjakrat, të lënë mënjanë teket dhe të nxjerrin më të mirën prej vetes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme