Hetuesit e Speciales po vazhdojnë bastisjen në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Rreth katër orë më parë hetues të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, kanë filluar operacione të bastisjes në shtëpinë e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në banesën e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli dhe në banesën e ish-shefit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, shkruan Arbresh.info.
Hetuesit e Speciales kanë përfunduar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ku kanë marrë nga aty pako të cilat duket se përmbajnë dokumente të ndryshme.
Telegrafi ka tentuar të kontaktojë zyrtarë të PDK-së, por nuk kanë qenë të qasshëm. Ndryshe, në afërsi të selisë së PDK-së, banesën e ka edhe ish kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.
Specialja publikon aktakuzën në gjuhën shqipe ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani