Ibrahimovic zgjidhet lojtari i muajit në Serie A

13:10 | 6 Nëntor 2020
A. B.

Veterani i sulmit ka shkëlqyer në fillim të sezonit në kampionatin italian duke i realizuar 7 gola në katër ndeshje, ndërsa e ka edhe një asistim

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit tetor në Serie A.

39-vjeçari është duke treguar paraqitje mbresëlënëse pavarësisht moshës.

Në katër ndeshje të luajtura, Ibra ka arritur t’i shënojë shtatë gola dhe të asistojë një herë.

Së bashku me klubin e tij, Milan, janë kryesues të tabelës në Serie A, të cilët prijnë me 16 pikë, dy më shumë se sa vendi i dytë.

Të dielën Milani do ta presë në shtëpi skuadrën e Veronës, ndeshje kjo e xhiros së shtatë.

“Rossoneri” i dhanë fund serisë prej 24 ndeshjesh pa humbje të enjten pas humbjes në shtëpi nga skuadra franceze, Lille me rezultat 0-3. /Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme