Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, pas homazheve që bëri te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në Prishtinë, i vazhdoi ato në Prekaz te familja Jashari.
Ajo tha se vendi po kalon kohë të vështira, prandaj vizitat e saj janë për t’u frymëzuar nga “njerëz janë simbole të unifikimit”.
“Në ditë të sfiduese që po kalon vendi ynë është me rëndësi të përkulemi para njerëzve që kanë ndërtuar bazamentin e vendit tonë, te kompleksi i familjes Jashari është vendi ku mund ta gjejmë simbolin e lirisë dhe sakrificës”.
“Përveç sakrificës së Adem Jasharit dhe anëtarëve të tjerë të familjes, si dhe bashkëluftëtarëve të tij, 21 janë fëmijë të moshave të ndryshme. 2/3 janë gra fëmijë dhe pleq dhe kjo tregon për mendësinë gjeoncidale dhe shfarose të Serbisë, që fatkeqësisht ende s’po kërkon falje. Sot jemi këtu për të gjetur frymëzimin, për t’i bashkuar forcat për të bërë vepra të mira për vendit, ashtu sikur
Adem jashari me familjarët dhe bashkëluftëtarët e tij”.
Osmani tha se këto vizta të saj s’janë thjesht ceremoni teknike, por përmbajtjesore dhe se në momente të tilla “duhet të gjejmë frymëzimin”.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...