Policia gjermane ka bastistur shtëpitë dhe bizneset e katër personave që kanë lidhje me sulmuesin e Vjenës, të cilët besohet që janë edhe simpatizantë të Shtetit Islamik.
Policia federale tha të Premten se oficerët, përfshirë anëtarët e njësisë anti-terrorizëm GSG9, kontrolluan lokalet në qarkun Osnabrueck, Kassel dhe Pinneberg, transmeton portal arbresh.info.
Policia gjermane ka bërë të ditur se burrat nuk dyshohen për përfshirje në sulmin e të së hënës, por ka prova se ata kishin lidhje me sulmuesin, shkruan euroneës.
Katër persona dhe një nga sulmuesit janë vrarë gjatë sulmit në Vjenë, ku mbetën të plagosur 20 njerëz, duke përfshirë edhe një oficer policie.
Prokurorët federalë gjermanë thanë se dy nga burrat besohet të kenë takuar sulmuesin në Vjenë këtë verë. Një burrë i tretë kishte kontakte me të në internet, ndërsa i katërti nuk kishte kontakte të drejtpërdrejta me sulmuesin por ishte në kontakt me njerëzit që e njihnin.
Prokurorët thanë se ata po përpiqeshin të mblidhnin prova të mundshme gjatë kontrolleve dhe se ende askush nuk është arrestuar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...