Google ADS

SHBA shënon një rekord të ri të rasteve me COVID-19

10:24 | 6 Nëntor 2020
A. B.

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së ende nuk është shpallur, por pandemia e coronavirusit po vazhdon të rritet.

Kjo pasi që, sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, SHBA arriti një rekord të ri të rasteve të përditshme me COVID-19.

Gjatë 24 orëve, ka pasur të paktën 121.054 raste të reja me coronavirus në SHBA, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ky është raportimi më i lartë ditor i vetëm që nga fillimi i pandemisë.

Pesë ditët me më shumë raste me COVID-19 deri më tani:

5 nëntor: 121,054

4 nëntor: 102,831

30 tetor: 99,321

3 nëntor: 91,530

31 tetor: 89,126

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme