Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka mbledhur kabinetin qeveritarë pas zhvillimeve të fundit nga Gjykata Speciale.
Shefi i ekzekutivit tha se zhvillimet e fundit e kanë vënë shtetin e Kosovës në sprovë, raporton Arbresh.info.
“Ne besojmë se mbarim i këtij procesi do të përfundoj se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër sepse populli i Kosovës luftoi për liri dhe se lufta ishte e pastër”.
“Populli i Kosovës luftoi për tokë të vetë dhe se lufta e UÇK-së ishte e pastër kjo do të dëshmohet edhe nga kjo gjykatë”, tha Hoti.
“Duhet të tregojmë urtësi e vizion për të dalur nga kjo situatë. Jam i bindur që do të dalim faqebardhë para botës. Qeveria e Kosovës vlerëson që në situatën e krijuar, me dorëheqjen e Presidentit, duhet të ruhet stabiliteti i institucioneve. Qeveria do të bashkëpunoj me të gjithë bartësit e institucioneve dhe faktorin ndërkombëtar. Ne do të bashkëpunojmë me Kuvendin e Kosovës, dhe partitë përfaqësuese në Kuvend. Qeveria pret nga të gjithë të vazhdojnë të dëshmojnë kulturë të lartë politike”, tha Hoti.
Ai në mbledhjen e qeverisë vlerësoi lartë luftën e popullit të Kosovës. Sipas tij populli i Kosovës iu bashkua UÇK-së.
Kujtojmë, se dhomat e Specializuara konfirmuan aktakuzën edhe për kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, Shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi dhe kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi. Këtij të fundit EULEX në mëngjesin e së martës ia bastisi shtëpinë në Prishtinë e më pas edhe shtëpinë në Negroc të Drenasit, pra në vendlindjen e tij. Pas më shumë se nëntë orë bastisje, njësitet policore të EULEX-it e arrestuan Krasniqin duke e dërguar për në Hagë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...