Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka zbuluar detaje të një telefonate që ai kishte me portierin Jordan Pickford pasi e pa atë duke u përplasur me Virgil van Dijk në derbin lolak në Ligën Premier.
Pickford i shpëtoi një kartoni të kuq pas një ndërhyrjeje të ashpër mbi Van Dijk gjatë barazimit 2-2 të Evertonit kundër Liverpooliit në derbin Merseyside më 17 tetor.
Federata e Futbollit gjithashtu vendosi kundër ndërmarrjes së ndonjë veprimi retrospektiv ndaj 26-vjeçarit për ndërhyrjen e rrezikshme, e cila la mbrojtësin e Reds të lënduar rëndë dhe tani i duhet operacion në gju pas dëmtimit të ligamentit.
Forma e Pickford në portë për Toffees ka qenë e çrregullt që nga ajo kohë, dhe ai u përjashtua nga trajneri Carlo Ancelotti për ndeshjen e fundit të ekipit në Neëcastle, me Robin Olsen që mbrojti gjatë humbjes 2-1.
Përkundër një muaji të trazuar brenda dhe jashtë fushës për Pickford, ai mbajti vendin e tij në ekipin e Anglisë përpara një miqësore kundër Finlandës dhe takimeve të Ligës së Kombeve të UEFA-s me Belgjikën dhe Islandën gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar.
Trajneri i Tre Luanëve ka insistuar që Pickford të mbetet pa kundërshtim si zgjedhja e tij e parë, ndërsa ofroi një pasqyrë të një bisede që ai bëri me të pasi pa reagimin e ashpër që mori pas përplasjes së tij me Van Dijk.
“Ishte pas ndeshjes me Liverpoolit. Thjesht po kontrolloja”, ka thënë fillimisht Southgate në një konferencë për shtyp se si ai i ka trajtuar betejat e fundit të portierit të Evertonit.
“E kuptova që kishte qenë një situatë e profilit të lartë dhe kishte pasur shumë pasoja kolaterale në një mënyrë shumë publike, kështu që thjesht ndjeva se do të ishte një thirrje e duhur për të parë se si ishte dhe nëse mund ta ndihmoja në ndonjë mënyrë me të vërtetë”.
“Kur njerëzit thonë se unë kam qenë besnikë ndaj tij, dua të them se ai e ka merituar atë. Shfaqjet e tij kanë qenë të shkëlqyera për ne, kështu që nuk ka qenë një vendim i vështirë për mua”, përfundoi trajneri i Anglisë. /Telegrafi/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?