Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut sot sërish do të diskutojnë në lidhje me propozimin nëse Dobrilla Kacarska do të zgjedhet gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese.
Mbrëmë seanca u ndërpre rreth orës 18:00, ndërsa kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi caktoi vazhdimin e seancës për sot në ora 12:00.
Gjatë këtyre dy ditëve opozita dhe shumica kishin akuza të ndërsjella në lidhje me këtë tema. Sipas opozitës, Kacaska nuk është propozim i duhur dhe se këtë pozitë e fiton si dhuratë për shkak se ka zbatuar urdhrat e Qeverisë. Ata kërkuan që ky propozim të tërhiqet.
Deputetët e shumicës e mbronin propozimin duke thënë se OBRM-PDUKM nuk ka të drejtë të flasë për gjyqësi për shkak se siç theksuan ata, gjatë qeverisjes së tyre gjyqësia ka qenë në nivelin më të ulët të mundshëm.
Propozimi i Kacarskës për në Gjykatë Kushtetuese vjen nga Këshilli Gjyqësoar, ndërsa ajo duhet të vijë në vend të gjyqtarit Vladimir Stojanovski të cilit i skadoi afati./Telegrafi/
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg