Loredana Zefi lanson projektin e ri “Tut mir nicht leid”

08:31 | 6 Nëntor 2020
A. B.

Sensacioni i vitit, Loredana Zefi ka publikuar projektin e ri muzikor.

Kënga titullohet “Tut mir nicht leid” (“Nuk më vjen keq”), dhe u vizuelizua me një klip shumë unik, shkruan portali arbresh.info

Këngën ajo e interpretoi në gjuhën gjermane ndërsa i ka bashkangjitur edhe klipin muzikor, në të cilin u paraqit krejt ndryshe.

Lori këtë herë ka befasuar me ndryshimin në dukje, ndërsa prezantoi flokët ngjyrë portokalli.

Projekti u puna nga Miksu, Macloud dhe The Placements, dhe me fillim të lansimit u prit mirë nga fansat e artistes. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme