Google ADS

Dafina Zeqiri publikon poza provokuese nga vaska

08:16 | 6 Nëntor 2020
A. B.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, njihet për stilin e veçantë që ka në përgjithësi.

Në pothuajse secilin postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune vjen me veshje dhe ndryshime të shumta, shkruan portali arbresh.info

Daffye së fundi, ka publikuar në llogarinë e saj zyrtare në Instagram disa fotografi, ku është shfaqur mjaft provokuese në vaskë.

E veshur me një fustan të zi dhe me flokët me baluke, Dafina është dukur mjaft tërheqëse në këto imazhe.

Në përshkrimin e fotografive, këngëtarja bëri të ditur se këto poza i mori gjatë festës së ditëlindjes të shoqes së saj të ngushtë.

Ndërkaq, vlen të përmendet se “Zili Zili” është projekti i fundit nga ajo, që u prit mjaft mirë nga admiruesit e muzikës së saj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme