Teksa në SHBA, numërimi po i afrohet fundit, një nga arsyet kryesore të konfuzionit kanë qenë pikërisht mediat dhe rezultatet e tyre të ndryshme për votat elektorale.
Presidenti amerikan zgjidhet pasi ka arritur të sigurojë të paktën 270 vota të kolegjit elektoral, e jo prej votës popullore.
Për shkak se nuk ka një sistem të centralizuar zgjedhor federal, është bërë traditë që në SHBA që “tryezat e vendimeve” në organizatat e medias të njoftojnë për shtetet e fituara nga një kandidat apo një tjetër kur numërohen mjaftueshëm vota.
Në Europë, the Guardian përdor të dhënat e mbledhura dhe të analizuara nga agjencia e lajmeve Associated Press.
Në Shtetet e Bashkuara, ka një sërë mediash që raportojnë rezultatet përfshirë NBC, Fox News e të tjerë, të cilët mund të nxjerrin përfundime përpara AP-së. por këtë vit, siç ndodhi në rastin e Arizonës, Ap dhe Foxnews e shpallën shtet të fituar nga Biden, ndërkohë këtë nuk e bën të gjitha mediat e tjera dhe vetë fushata e Trumpit kundërshtoi, duke thënë se beteja atje, nuk quhet ende e mbyllur, teksa janë numëruar gati 88% e votave.
Disa prej sondazheve paraprake të opinionit kishin parashikuar një fitore dërrmuese për Bidenin, e cila do të ndihmonte që senati amerikan të kthehej blu, e që do t`i sillte demokratëve fitore të jashtëzakonshme në shtete të kuqe si Ohio e Florida, por nuk ndodhi tamam ashtu. Sipas National Post, mediat në përgjithësi nuk mbuluan mirë as votën e latinëve, e cila u shtua këtë radhë për Trumpin, sidomos në zonën përreth Majemit.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...