Google ADS

Donald Trump: U tradhëtova!

01:23 | 6 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Presidenti amerikan dhe kandidati republikan në zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, përmes një konference për shtyp në mes të tensioneve në vend, tha se ‘i janë vjedhur votat’ dhe se ‘këto zgjedhje janë të rrejshme’.

“Nëse llogaritni votat e ligjshme, unë fitoj lehtë. Nëse numëroni votat e paligjshme, unë humbas. Shumë fletvotime mbërriten pasi u mbyllën qendrat. Unë u tradhëtova”, tha Trump, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info

Trump shtoi se fitoja e Biden ishte parashikuar në shumë vende, por ishte e kundërta.

“Ne e mbajtëm Senatin. Unë fitova një numër të madh votash në histori, hispanikët, afrikano-amerikanët dhe amerikanët vendas. Këto janë zgjedhje të rreme, duhet të them. Ne fituam në shumë vende, dhe pastaj, për mrekulli, gjërat filluan të merrnin kthesë në favor të Biden. Unë e parashikova, që votimi me postë ishte një mashtrim”, shtoi Trump.

Ai tha se ata llogaritën saktësisht sa vota u duheshin dhe më pas i dërguan me postë.

“Njerëzit më dërguan mesazhe, unë kurrë nuk kam parë një dashuri të tillë, një mbështetje të tillë nga qytetarët, por kundërshtarët duan të vjedhin zgjedhjet, dhe ne ne nuk duhet t’i lejojmë ata “, tha Trump./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme