Përdoruesit e Instagram-it, kalojnë mbi 5 orë në javë (48 minuta në ditë), duke bërë selfie. Zakonisht, 7 selfie bëhen për secilën ”shkrepje perfekte’’, që më pas publikohet në rrjetet sociale.
Annukka Lindell, një profesoreshë e neuropsikologjisë në Universitetin ”La Trobe” në Melburn, ka zbuluar se shumica e personave që bëjnë selfie preferojnë të tregojnë anën e majtë në fotografi, raporton “The Independent”.
Ajo analizoi 2,000 selfie në Instagram, për të kuptuar pse ne e perceptojmë këtë anë të fytyrës si më tërheqëse.
Më poshtë do të lexoni arsyet pse ana jonë e majtë, mund të jetë ana jonë më e mirë:
Artistët zakonisht pikturojnë portrete që tregojnë profilin e majtë të njerëzve
Portretet e pikturuara të të tjerëve tregojnë të njëjtin paragjykim asimetrik: njerëzit favorizojnë anën e tyre të majtë. Ky studim beson se mund të pasqyrojë vullnetin e pavetëdijshëm të një personi për të treguar faqen e tij të majtë më tërheqëse.
Ana jonë e majtë tregon më shumë emocion
Studimet tregojnë se ana e majtë e fytyrës është më shprehëse emocionalisht. Kjo mund të shpjegohet me mënyrën se si përpunohen ndjenjat në tru. Ana e djathtë e trurit që kontrollon muskujt në anën e majtë të trupit është mbizotëruese e emocioneve.
Kjo është arsyeja pse njerëzit intuitivisht tregojnë faqen e majtë kur u kërkohet të pozojnë për një foto emocionale dhe faqen e djathtë kur pozojnë për një foto që fsheh ndjenjat e tyre./panorama/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...