Ndonjëherë pyesim veten: “Si do të jem kur të plakem?”; “A do kujdesem dot për veten?”; “Po sikur të ngelem vetëm?”, etj. Një lajm i mirë vjen nga inovacionet e fundit të teknologjisë, të cilat po sjellin risi në shërbim të moshës së tretë.
Një kompani në Mbretërinë e Bashkuar, “Cera Care”, ka krijuar ‘Asistentin e Fuqizimit’, që do t’i vijë në ndihmë moshës së tretë. Sipas studimeve, 1 në 5 qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar është mbi 65 vjeç, një shifër që pritet të rritet në dekadat e ardhshme. Këmbësori robotik, i quajtur Lea ose Lean, ofron një lloj kujdesi për të moshuarit, duke i ndihmuar ata në shtëpi për nevojat elementare. Sensorët mbledhin të dhëna se sa banorë lëvizin në shtëpi dhe më e rëndësishmja, mund të lajmërojnë familjarët nëse përdoruesi pëson një rënie ose incident. Ata mund t’i shërbejnë ilaçet në orare të caktuara. Ky robot mund të përdorë dhe ‘Uber’ për t’i transportuar në spitale. Gjithashtu, shërben si një asistent virtual, madje si një partner kërcimi.
Globalisht, popullsia e botës mbi të 60-at është dyfishuar që nga viti 1980 me rreth një miliard. Do të dyfishohet përsëri deri në vitin 2050.
“Një në tre njerëz të lindur sot do të jetojnë deri në 100”,- thotë Ben Maruthappu, shefi ekzekutiv dhe bashkëthemelues i “Cera Care”. “Kërkesa po tejkalon furnizimin, shumica e njerëzve preferojnë të kujdesen në shtëpi sesa të lëvizin në rezidenca për të moshuar.”
Psikologët thonë se pavarësisht ndihmës që mund të japë ky inovacion, përsëri nuk mund të zëvendësojë nevojën e kujdesit apo marrëdhënieve njerëzore për moshën e tretë.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...