Arsenali ka arritur të mposhtë Molden në “Emirates” me rezultat 4 – 1, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Evropës.
“Topçinjtë” ishin duke humbur me rezultat 0 – 1, por arritën ta përmbysin për të siguruar pikët e plota, shkruan lajmi.net.
Ellingsen në minutën e 22-të kaloi mysafirët në epërsi, derisa Haugen shënoi autogol në minutat shtesë për t’i barazuar shifrat (45+1).
Mysafirët përsëri realizuan autogol me anë të Sinyan (62′), gjë që bëri që vendasit të kalojnë në epërsi për herë të parë në ndeshje.
Kurse, golin e tretë e shënoi Nicolas Pepe në minutën e 69-të pas asistimit të bukur nga Bukayo Saka dhe Willock vulosi fitoren e skuadrës londineze (88′).
Pas kësaj fitore, Arsenali renditët në pozitën e parë me nëntë pikë, tri më shumë se Molde që renditët në pozitën e dytë.
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...