Pajisja kryesore e kompanisë finlandeze është përmendur me ‘ndrojtje’ për disa kohë, por pa ndonjë konfirmim zyrtar.
Informacioni i ri sugjeron që Nokia 10 PureView, siç do të quhet ndoshta, duhet të shohë dritën e diellit në vitin 2021.
Ndërsa ne do të duhet të presim ende deri në pajisjen e re, duket se do të jetë ende me vlerë të presim – ajo ndoshta do të ketë specifikime dukshëm më të mira se Nokia 9 PureView të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Bazuar në pretendimet e portalit Nokia Power User, modeli 10 PureView do të paraqitet në gjysmën e dytë të vitit 2021.
Duhet të mundësohet nga një procesor Qualcomm Snapdragon 875, i cili nuk është ende në treg, dhe që pritet të gjendet në modelet kryesore si Samsung Galaxy 21 ose OnePlus9.
Gjithashtu, një dizajn i ri ndoshta po na pret, kështu që ai do të jetë prej çeliku inox, dhe ekrani do të jetë prej xhami safir, raporton Tech Radar.
Edhe pse jo aq i mirë sa pritej, Nokia 9 PureView ka sjellë disa risi interesante në botën e telefonave celularë – para së gjithash nënkuptojmë një sistem specifik kamerash. Ne nuk kemi pothuajse asnjë informacion në lidhje me modelin e ri, kështu që nuk e dimë nëse do të na befasojë përsëri.
Më parë, kishte disa pretendime që telefoni i ri do të quhej Nokia 9.2 ose Nokia 9.3. Sidoqoftë, një dokument i brendshëm që “zbuloi” na tregon se ai do të quhet ende Nokia 10. /
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të