Google ADS

Aktakuzat për krime lufte, reagon Meta: Jam takuar me Thaçin në shtëpinë time

22:20 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se është takuar në shtëpinë e tij me Hashim Thaçin dhe kanë diskutuar për akuzat e ngritura nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Në emisionin “Opinion”, Meta tregon se Thaçi ishte mjaft i qetë ndërsa e konsideron këtë veprim si përpjekje të Serbisë për tu fshehur pas drejtësisë ndërkombëtare në mënyrë që të pengojë konsolidimin e Kosovës.

“Kemi qenë në shtëpinë time bashkë me kolegë të tjerë, me Pacollin etj. Ka qenë mjaft i qetë për këto akuza.

Kemi pasur disa herë biseda telefonike, ka qenë i përgjegjshëm në atë që duhet të marrë sakrifica të shtetit të Kosovës, të ardhmes së tij dhe sjellja e tij ka qenë tepër e përgjegjshme dhe dinjitoze.

Jam i bindur që do të konfirmojë drejtësinë e luftës së Kosovës, sic ka ndodhur në të kaluarën edhe me Haradinajn dhe figura të tjera të UCK.

Kjo është një përpjekje e Serbisë për tu fshehur pas gjykatës dhe gjoja drejtësisë ndërkombëtare për të penguar konsolidimin e shtetit të Kosovës”, tha Meta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme