Vetëm rezultatet e suksesshme nga zbatimi i marrëveshjeve, pa kërkesat bullgare, janë pjesë e përmbajtjes së versionit të fundit të kornizës negociuese.
“Procesi i stabilizimit dhe asociacionit, mbetet korniza e përbashkët për marrëveshjet me Ballkanin perëndimor deri aderimin e tij, veçanërisht me përpjekjen e Maqedonisë së Veriut për marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunim të ngushtë rajonal. Këtu është e rëndësishme që të arrihen rezultate konkrete dhe zbatim i marrëveshjeve bilaterale me vullnet të mirë, duke e përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqi dhe Marrëveshjen për miqësi me Bullgari”, thuhet ne Kornizën negociuese.
Kjo do të thotë se bie në ujë frika se Bullgaria do ta pengojë fillimin e negociatave, përkatësisht mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit.
Gjuha mbetet maqedonase, ndërsa marrëdhëniet e mira fqinjësore do të mbeten në esencën e tyre për zgjerim të BE-së. Dokumentin të premten do ta marrin përfaqësuesit e BE-së në Bruksel.
“Maqedonia e Veriut duhet të sigurojë përkthim të legjislacionit në gjuhën maqedonase në kohën e duhur para anëtarësimit dhe do të duhet të trajnojë numër të mjaftueshëm përkthyesish dhe interpretuesish të cilët do të jenë të nevojshëm për funksionimin adekuat të institucioneve të BE-së pas pranimit të saj”, theksohet në Kornizën negociuese.
Për kornizën negociuese duhej të bisedohej të mërkurën, por takimi ishte shtyrë për nesër. Së fundmi, komunikimi me ndërmjetësimin e Gjermanisë, e cila kryeson me BE-në, ishte mjaft intensiv.
E premtja është dita e fundit kur duhet të afrohen qëndrimet në nivel ambasadorësh, me qëllim që ministrat, të martën që vjen edhe zyrtarisht ta miratojnë vendimin politik për start të bisedimeve të Maqedonisë me BE-në.
Konsensus për kornizën negociuese duhet të ketë deri më 10 nëntor ose në Këshillin për Punë të Përgjithshme në Bruksel, mund të vendoset veto për negociatat e vendit tonë./TV21
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban