Pas publikimit të sotëm më 5 nëntor 2020, të aktakuzës së konfirmuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, viktimat e krimeve të pretenduara që përfshihen në këtë aktakuzë, prej këtij momenti mund të bëjnë kërkesë për pjesëmarrje në proces gjyqësor, në qoftë se mund të demonstrojnë se kanë pësuar dëm personal, qoftë fizik, mendor apo material, si pasojë e drejtpërdrejtë e krimeve të pretenduara që përfshihen në aktakuzën e konfirmuar.
Për miratimin e kërkesave për pjesëmarrjes në proces si viktimë, vendos një gjykatës, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
“Zëri i viktimave është jetik për drejtësinë. Përmes mbrojtësve të tyre, viktimat pjesëmarrëse mund të ushtrojnë të drejtat e tyre që u ofrohen prej kornizës sonë ligjore e cila mundëson që zëri i tyre të dëgjohet prej gjykatësve kompetentë,” tha Kryetarja, Ekaterina Trendafilova.
Viktimat pjesëmarrëse në proceset e Dhomave të Specializuara të Kosovës formojnë një ose më shumë grupe. Pjesëmarrja e secilit grup realizohet përmes një avokati, që quhet “Mbrojtës i Viktimave”. Mbrojtësit e viktimave mund t’i bëjnë parashtrime panelit kompetent dhe i mbajnë viktimat të informuara gjatë të gjithë procesit. Mbrojtësi i viktimave kërkon mendimet e viktimave, dëgjon brengat e shprehura prej tyre dhe ua përcjell këto mendime dhe brenga gjykatësve kompetentë. Viktimat pjesëmarrëse në proceset e DHSK-së gëzojnë disa të drejta, ndër të cilat të drejtën për njoftim, pranim dhe zhdëmtim.
“Pjesëmarrja e viktimave është një program kyç i institucionit tonë. Pas aktiviteteve intensive të ndërgjegjësimit e komunikimit me komunitete të ndryshme në Kosovë dhe Serbi për informimin e njerëzve mbi të drejtat e viktimave në DHSK, tani po hyjmë në fazën vijuese të procesit. Zyra e Pjesëmarrjes së
Viktimave është e gatshme të bëjë çdo përpjekje për të ndihmuar personat në plotësimin e formularit të kërkesës”, tha Administratorja, Fidelma Donlon.
Duke folur mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së viktimave Prokurori i Specializuar Xhek Smith tha, “Krimet e pretenduara që përfshihen në aktakuzat e parashtruara nga zyra ime janë krime të rënda dhe gjatë përpjekjeve tona për realizimin e drejtësisë, nuk duhet të harrojmë vuajtjet e viktimave. Pjesëmarrja në proceset gjyqësore mund të jetë një përjetim fuqizues për viktimat dhe që mundëson dëgjimin e zërit të viktimave”./arbresh.info/
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...