Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici ka konfirmuar se e duan yllin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.
E ardhmja e 27-vjeçarit vazhdon të jetë në dyshime, meqenëse i skadon kontrata në vitin 2021 dhe pëlqehet nga Real Madridi, skuadër në të cilën ka pranuar se e ka ëndërr të luajë, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Paratici ka konfirmuar se e duan Pogban, por nuk ka pranuar të flet nëse do provojnë ta transferojnë.
“Paul Pogba synimi jonë? Për momentin është lojtar i Man Unitedit, është vështirë të mendosh për transferimet”.
“E duam Pogban, është lojtar fantastik. Por, është herët të flasim për qëllimet tona e të ardhmes”, u theksoi ai.
Unitedi gjithashtu është duke provuar t’ia rinovojë kontratën afatgjatë, ose se paku ta bind të aktivizojë mundësinë e vazhdimit edhe për një edicion.
Mbjellja e ullirit në Lushnjë, në 2024 u mbollën 9500 fidanë...
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty