Parashikimi i motit për dy ditët në vijim

20:20 | 5 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se gjatë dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të premten dhe të shtunën në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, transmeton arbresh.info

Kështu ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

Sipas IHMK-së, vranësirat në pjesën jugore dhe juglindore mund të sjellin riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.

Më poshtë ju sjellim temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme