Zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri është takuar sot me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu.
Ai në këtë takim e ka njoftuar për pamundësinë e vizitës zyrtare në Turqi për shkak të situatës aktuale në vend, shkruan lajmi.net.
Tahiri gjithashtu ka shkruar se e ka njoftuar Çavusoglun që Thaçi dhe Veseli në kohë lirie, po iu imponohet një beteje e re.
Postimi i tij i plotë:
Ndonëse kisha në agjendë vizitë më të gjatë, në takimin me Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, e njoftova se nuk mund të vazhdoja vizitën zyrtare në Turqi, pasi që situata në vend është serioze me zhvillimet në fundit në Kosovë. Mikun e Kosovës, Ministrin Çavuşoğlu, e falenderova për mirëkuptimin e tij të plotë, si dhe për mbështetjen që Turqia dhe ai personalisht, i kanë ofruar dhe po i ofrojnë Kosovës.
Ministrin po ashtu e njoftova se për ne është lajm i rëndë që Presidentit Thaçi, Kryetarit Veseli, në kohë lirie dhe pavarësie, po ju imponohet një betejë e re, kësaj radhe ligjore, për të cilen jemi të bindur se do ta fitojnë.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?