Një autobus i linjës Prishtinë-Gjilan është aksidentuar pasditen e së enjtes.
Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Bresalcë.
Në këtë vet aksident janë lënduar katër persona, kështu bëri të ditur zëdhënësi i Policisë se Kosovës për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Hashani thotë se të lënduarit janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan e që sipas raportit të mjekut lëndimet janë të lehta.
“Ju njoftojmë se sot me 05 nëntor 2020 rreth orës 12:30 në magjistralen Gjilan – Prishtinë në fshatin Parallovë ka ndodhur vet aksident trafiku i një autobus i linjës Gjilan -Prishtinë. Policia e Kosovës dhe njësitet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para mësohet se janë lënduar katër persona të cilët janë duke u trajtuar në qendrën emergjente në Gjilan. Sipas raportit të mjekut janë lëndime të lehta trupore”, tregon Hashani për arbresh.info.
Ai shtoi se Policia e Kosovës, njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit janë duke i hetuar shkaqet e aksidentit./arbresh.info/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet