Google ADS

Ballkani barazon Feronikelin në minutën e fundit

16:25 | 5 Nëntor 2020
Arbresh.info

Feronikeli ka qenë shumë afër fitores ndaj Ballkanit, por në minutën e 95-të pranoi golin e barazimit.

Në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me barazimin 1-1, edhe pse trajneri i Niklit, Klodian Duro thotë se skuadra e tij meritoi më shumë.

Vendasit ishin në epërsi nga pjesa e parë me golin e Adem Maliqit, por pasi mbetën me një lojtar më pak në fushë patën problem për ta ruajtur avantazhin.

“Mendoj që i merituam tri pikët sot pasi kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet“, ka thënë Duro në “ArtSport”.

“Përballë kishim një skuadër si Ballkani që me plotë meritë është lidere në Superligën e Kosovës, por mendoj se nga ajo që pamë sot e panë të gjithë që Feronikeli është skuadër e fortë”, tregoi trajneri nga Shqipëria.

“Mbi të gjitha më vjen keq për të gjithë çunat sepse dhanë gjithçka në fushë. Dalja e Bojkut e vështirësoi punën, nuk do të merrem kurrë me gjykimin e gjyqtarëve, por nuk merituam ta mbyllnim ndeshjen me dhjetë lojtarë”, shtoi Duro.

Pas 11 ndeshjeve të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar, Feronikeli zë vendin e shtatë në tabelë me 12 pikë të grumbulluara.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme