Mikrobiologu Nikolla Panovski, thotë se shpërndarja e virusit është shumë e lartë në nivel botëror dhe propozon që të vendoset orë policore në Maqedoninë e Veriut.
Sipas tij, numri i djeshëm rekord me raste të reja (1192) nuk do të zgjasë shumë, pasi pret të ketë edhe më shumë infektimeve, përcjell Telegrafi Maqedoni nga Kanal5.
“Virusi ka mutacion të tillë që është rritur transmetimi, ndërsa është edhe sezoni i vjeshtës ku ka më shumë infeksione respiratore, pasi njerëzit mblidhen brenda dhe më lehtë e përhapin virusin”, thotë Panovski.
Ndryshe, numri i përgjithshëm i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoni ka arritur në 35.097, prej të cilëve 22.024 janë shëruar, ndërsa 1071 kanë ndërruar jetë./
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...