Google ADS

OEK: Besojmë fuqishëm që lufta e drejtë për liri dhe pavarësi, nuk mund të gjykohet e as të zhvlerësohet në asnjë gjykatë

15:26 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Oda Ekonomike e Kosovës, ka reaguar për zhvillimet e fundit në vend të lidhura me veprimet e Gjykatës Speciale.

Zhvillimet e fundit të lidhura me veprimet e Gjykatës Sepciale, përkatësisht konfirmimi i aktakuzave për krerët institucional dhe të luftës për liri, po përcjellen me shqetësim të madh në komunitetin e biznesit.

Ne besojmë fuqishëm që lufta e drejtë për liri dhe pavarësi, nuk mund të gjykohet e as të zhvlerësohet në asnjë gjykatë.

Këto zhvillime kanë lëkundur themelet e stabilitetit institucional andaj i bëjmë thirrje spektrit politik dhe të gjithë akterëve në vend të veprojnë me unitet, për të garantuar proceset politike dhe ekonomike të cilat janë vendimtare për mirëqenien e qytetarëve të Republikës të Kosovës.

Komuniteti i biznesit është i gatshëm për të dhënë kontributin e vet, në këto zhvillime sfiduese për vendin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme