Presidenti dhe Komandanti i Lartë i forcave të armatosura të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i dha urdhër armatës që një pjesë e ushtarëve dhe mjeteve të ushtrisë të angazhohen si forca të paarmatosura për kryerjen e detyrave.
Detyrat e ushtarëve janë mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë menaxhimit me pasojat e pandemisë së coronavirusit, ndërsa urdhri hyn menjëherë në fuqi.
“Shtabi i Përgjithshëm i Armatës do të angazhojë forca dhe mjete për mbështetje mjekësore në spitale dhe në qendrat e Ministrisë së Shëndetësisë, transportimit të mjeteve dhe pajisjeve mjekësore”, thonë nga kabineti i Pendarovskit.
Ata shtojnë se ushtria po ashtu do të ndihmojë në sigurimin e hapësirës së magazinës ku ka pajisje mbrojtëse, vendosjen e çadrave si dhe do të merret edhe me dezinfektimin e hapësirave./Telegrafi/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA