Pandemia Covid-19 do të zhduket mes muajve prill dhe maj gjatë vitit të ardhshëm, pohon shkencëtari italian, Profesori i Universitetit të Napolit, Francesco Sanino.
Ai drejton një grup shkencëtarësh dhe studiuesish, të cilët më parë patën përdorur një metodë matematikore ku parashikuan valën e re të pandemisë mes muajit tetor dhe nëntor, transmeton portal arbresh.info
“Vlerësimet tona u treguan shumë të besueshme, ne prisnim që qeveria të merrte parasysh rezultatet në të cilat kemi ardhur dhe të marrë masat e duhura në kohë, por fatkeqësisht nuk ishte kështu,” tha ai.
Sipas vlerësimeve të reja të botuara në revistën shkencëore “Scientific report”, mund të ketë rreth tetë milionë njerëz të infektuar me Covid në Itali.
Profesor Sonino pohon se tani jemi vetëm në fillim të valës së dytë të pandemisë së koronavirusit dhe se efektiviteti i masave që po merren tani do të tregohet vetëm brenda disa javësh./arbresh.info/
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...