Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pritet që sonte në mesnatë në ora 00:00, të kthehet nga Italia për në Kosovë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që nesër qeveria të mblidhet në ora 09:00, të diskutojnë për situatën e krijuar gjatë këtyre ditëve, shkruan arbresh.info.
Ndryshe, dje Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, është takuar në Romë me kryeministrin e Republikës së Italisë, Giuseppe Conte.
Kryeministri Hoti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Italisë për avancimin e agjendës euro-atlantike të Kosovës. Kryeministri Hoti ka kërkuar nga Kryeministri Conte mbështetjen e Qeverisë së tij për ta shtyrë këtë proces përpara, në veçanti vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën./Arbresh.info
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj