Tre skenarët se kur do të mund të jetojmë sërish pa maska

14:19 | 5 Nëntor 2020
Trina Galanxhi

Ekspertët thonë se maskat janë një mbrojtje e mirë, sepse ato krijojnë një pengesë të fortë kundër përhapjes së virusit.

Nëse një person afër jush i thith këto pika, i futen në gojën ose në hundën e tij, atëherë mundësia është e madhe për t’u infektuar. Nëse një person prek maskën që përmban virusin, ai gjithashtu mund të ekspozohet ndaj një infeksioni, transmeton portal arbresh.info

Meqenëse maskat janë të detyrueshme, shpesh ju ndodh që të vini në dyqan dhe të kuptoni se nuk e keni marrë maskën me vete. Ju gjithashtu ndoshta po pyesni: Kur do të jem në gjendje të ndaloj mbajtjen e maskës?

Ekspertët thonë: Jo në një të ardhme të afërt

Për maskat është thënë dhe vazhdon të thuhet që na mbrojnë nga koronavirusi. Ndërkaq, në anën shkenëcore thuhet se maskat do të hiqen kur të shfaqet vaksina.

Photo by Gettyimages

Po, në teori, ka disa skenarë kur do të jemi në gjendje të udhëtojmë nëpër botë pa maska. Kjo do të ndodhë kur:

* ka prova që vaksina është e disponueshme dhe përdoret në një masë të tillë që numri i të infektuarve ose

* të arrijmë “imunitetin e tufës” ndaj koronavirusit ose

* të gjithë bëhemi imun ndaj virusit.

Megjithatë, problem është se ne nuk e dimë kur pritet të ndodhë një gjë e tillë. Disa ekspertë besojnë se virusi do të jetë ngjitës midis nesh për pesë vitet e ardhshme. Ky model tregon se numri i njerëzve me Covid19 do të vazhdojë të rritet dhe të bjerë edhe kur të zhvillohet vaksina. Të dhënat tregojnë se do të duhet të vazhdojmë të mbajmë maska në mënyrë që të parandalojmë një numër të madh të pacientëve të rinj.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i mbani maskat të pastra dhe të dezinfektuara gjatë gjithë kohës, përndryshe nuk ka kuptim t’i vishni ato … këtu është mënyra më e mirë për ta bërë, qofshin ato prej pëlhure apo kirurgjikale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme