Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj të parit të Kosovës, ka reaguar i pari i legjislativit të Shqipërisë ka thënë se Thaçi e ka mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë.
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter i ka mbrojtur vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se ky proces do e mbyllë përfundimisht, siç i referohet ai, luftës së pastër të UÇK’së
“Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”, ka thënë ai.
Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj????
— Edi Rama (@ediramaal) November 5, 2020
Përgjatë ditës së sotme, iu është konfirmuar aktakuza e ngritur përpara gjashtë muajsh ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas Prokurorisë së Specializuar, Thaçi po akuzohet për krime lufte përgjatë luftës së fundit të Kosovës.
Sot iu është konfirmuar aktakuza edhe ish-kryeparlamentarit, Kadri Veseli, të cilit po i rëndojnë të njëjtat akuza nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...