Google ADS

Ramos zgjedh pesë golat më të mirë prej 100 sa i ka shënuar me Realin

13:04 | 5 Nëntor 2020
L G

100 gola me fanellën e Real Madridit.

Sergio Ramos ka shkruar histori duke arritur një shifër marramendëse të golave të shënuar me Los Blancos ani pse është vetëm qendërmbrojtës.

Goli në Champions League kundër Interit, ishte i 100-ti me fanellën e Realit për Ramosin, nga 126 sa i ka shënuar në karrierën edhe me Sevillën dhe Spanjën – derisa gjithashtu ka dhuruar edhe 47 asiste.

Për MARCA, Ramos ka zgjedhur pesë golat më special në karrierë me fanellën e Realit, transmeton Gazeta Express.

Ramos e zgjedh golin e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2014 si më të mirin në karrierë, si më specialin, pasi realizoi në minutën e 93’ për t’i barazuar shifrat dhe për t’ia mundësuar Realit që ndeshja të shkojë në vazhdimi ku në fund triumfoi 4-1 për ta fituar Ligën e Kampionëve, të dhjetën pas 12 vitesh.

Goli në finale të vitit 2016

Si të dytin me special, Ramos e ka zgjedhur golin ën finale të Champions League sërish kundër Atletico Madrid, në vitin 2016 kur realizoi për 1-0.

Sfida shkoi deri në penallti, ku Real Madridi triumfoi për ta fituar trofeun e 11 në histori në Ligën e Kampionëve.

Golat kundër Bayern Munich në gjysmëfinale

Golin e bukur me kokë në vitin 2014, në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, kur Reali e shkatërroi 4-0 Bayernin në Allian Arena, Ramos e ka renditur në vendin e tretë.

Ajo natë është speciale për kapitenin e Los Blancos, që shënoi dy herë dhe për herë të parë arriti finalen në Champions me fanellën e Realit.

Goli kundër Barcelonës në dhjetor të vitit 2016

Goli me kokë në “Camp Nou” kundër Barcelonës ka zënë vend gjithashtu në mesin e më të mirëve në karrierë dhe më special për Ramosin.

Ramos shënoi në minutën e 90 për ta barazuar rezultatin, pikë që e ndihmoi Realin të qëndrojë lider në La Liga që në fund me një triumf në Malaga, edhe zyrtarisht pas pesë vitesh triumfoi në Spanjë.

Goli kundër OLIMPIAKOS në dhjetor të vitit 2005

Goli i pesë më special, më i veçantë për Ramosin është ai i pari në Ligën e Kampionëve, i shënuar kundër Olimpiakos.

Këtë gol Ramos e shënoi më 6 dhjetor të vitit 2005, sfidë të cilën e humbi Real Madridi 2-1.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme