Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka takuar kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka.
Zemaj dhe Daka kanë biseduar rreth mbajtjes së zgjedhjeve në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, shkrua portali arbresh.info
Ministri Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se si rezultat i gjendjes aktuale me COVID-19, konsiderojnë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH.
Postimi i tij i plotë:
Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut të 29 nëntorit, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera, duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.
Përkitazi për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie biseduam sot me Kryetaren e Komisionit Qendror Zgjedhor, znj. Valdete Daka.
Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH.
Prioriteti ynë̈ është̈ shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë̈ duhet të respektojmë̈ masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë̈ COVID-19. /arbresh.info/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...