Prokuroria e Maqedonisë nisi procedurë hetimore kundër katër personave në KSHZ

11:16 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Prokuroria Themelore Publike, pas dëshmive të mbledhura për furnizimin publik të softuerit, dha urdhër për procedurë hetimore kundër katër personave nga Komisioni Shtetëror për Zgjedhje, si dhe për drejtorin e operatorit privat.

Hetimi është për shkak se më 15 korrik ueb-faqja e KSHZ-së që duhej t’i shfaqte rezultatet e zgjedhjeve kuvendare në Maqedoni ra.

Për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Prokurori Publik në Shkup propozoi që personave në fjalë t’u merren pasaportat, t’u ndalohet dalja nga vendbanimi dhe të dyshuarit të paraqiten kohë pas kohe në gjykatë.

“Gjatë periudhës prej muajit shkurt deri në shtator të këtij viti, Në KSHZ, të dyshuarit si anëtarë të Komisioni për furnizimi publike dhe i dyshuari drejtor dhe pronar i personit juridik, me moskryerjen e detyrave zyrtare gjatë zbatimit të procedurës për furnizim publik i kanë shkelur Ligjin për furnizime publike me atë se nuk kanë vërtetuar se operatori ekonomik nuk i përmbush kushtet dhe nuk kanë zbatuar procedurë të rregullt për evoluim të ofertave të parashtruara në procedurën për furnizim publik”, thonë nga Prokuroria Publike.

Nga PTHP theksojnë se përgatitja e specifikimit teknik për furnizimin publik është bërë në konsultime me pjesëmarrës në procedurë, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme