Investim në arsim dhe përforcim i kapitalit njerëzor, inovacionet, investimet, përmisimin e ambientit afarist, respektimin e themeleve demokratike të shoqërisë, luftë kundër korrupsionit dhe kujdes për ambientin jetësor, ishin temat në takimin që u mbajt online me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, me bordin Maqedonia 2025, kryetaren Vera Stavrof, Majk Zafirovski dhe Nikica Mojsoska Bllazhevski, drejtoreshë ekzekutive e Maqedonia 2025.
Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u diskutua për rendësin e zhvillimit ekonomik afatgjatë dhe një mjedis të parashikueshëm biznesi, si dhe bashkimin e të gjithë palëve në lidhje me përparësitë kyçe që duhet të përmirësojnë të ardhmen e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri Zaev theksoi përkushtimin e Qeverisë me ballafaqimin e sfidave momentale si rezultat i pandemisë për zbutjen e pasojave, si dhe kohën e kushtuar nga të gjitha resorët ekonomike në Qeveri për krijimin e një strategjie afatgjatë për zhvillimin e vendit që është e nevojshme për përmirësimin e ekonomisë dhe cilësisë së jetës.
Zaev shtoi se Qeveria mbështet bashkëpunimin me Maqedoninë 2025, duke pasur parasysh rëndësinë e saj për forcimin e komunikimit afaristë midis komunitetit të afaristë maqedonas dhe diasporës së biznesit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, përdorimit të potencialeve dhe transferimit të njohurive dhe praktikave pozitive.
Në takim u konkludua se për kompanitë vendase, është me rëndësi të madhe përmirësimi i konkurrencës dhe produktivitetit, nëse dëshirojmë të kemi një shkallë më të lartë të zhvillimit ekonomik në të ardhmen. Për më tepër, u theksua rëndësia e hapjes për bashkëpunim në mënyrë që të krijohet një klimë e begatë ekonomike për mundësi më të mira për qytetarët, sip
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...
Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, ndërpr...