Google ADS

Shifra rekorde, Rusia raporton mbi 19 mijë raste me coronavirus brenda 24 orëve

10:44 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Shteti i Rusisë ka publikuar shifra rekorde me COVID-19, në 24 orët e fundit.

Vetëm brenda ditës u raportuan 19,404 raste të reja me coronavirus, raporton Reuters, shkruan portali arbresh.info

Shifra e re është afër rekordit të lartë që përfshinte 5,255 infeksione në Moskë dhe e çoi numrin kombëtar në 1,712,858.

Autoritetet gjithashtu raportuan 292 vdekje të lidhura me virusin në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin zyrtar të vdekjeve në 29,509. / arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme