Google ADS

Zakharieva: Momentalisht Bullgaria nuk i thotë ‘po’ Maqedonisë së Veriut

10:08 | 5 Nëntor 2020
A. B.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva tha se nuk ka mënyrë që t’i themi ‘po’ nisjes së bisedimeve mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian. Ajo po ashtu tha se Bullgaria nuk konteston gjuhën dhe identitetin bashkëkohor të popullatës në RMV.

“Ne e thamë qëndrimin tonë. Tani ai qëndrim është edhe në opinion. Që nga viti i kaluar, Qeveria dërgoi deklaratë në Kuvend e që u mbështet nga të gjitha partitë politike. Kjo do të thotë se qëndrimi ynë për Maqedoninë e Veriut nuk është i ri, ashtu siç deklarojnë disa. Mendoj se kemi unitet në këtë temë”, tha ministrja Zakharieva për ‘BTV’, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo theksoi se është në interes të Bullgarisë që gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE.

“Momentalisht Bullgaria nuk mund ta miratojë kornizën e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut. Ekziston Marrëveshje për fqinjësi të mirë që u nënshkrua në vitin 2017 e që u ratifikua në vitin 2018 dhe kjo marrëveshje nuk zbatohet”, tha Zakharieva.

Ajo shtoi se Bullgaria nuk ka pretendime për atë se si përcaktohen qytetarët e kësaj republike por edhe maqedonasit nuk duhet të kenë pretendime për historinë bullgare.

“Nuk na shqetëson vetëm historia, por edhe gjuha e urrejtjes. Mospranimi i të vërtetës historike sjell probleme serioze në

Të ngjashme